Blof i madh, sulmuesi i Milanit nuk kalon vizitat mjekësore, i ngel në derë “Djallit”
Andre Silva i ka ngecur në derë Milanit. Sulmuesi portugez nuk ka arritur të kalojë vizitat mjekësore për t’u transferuar te francezët e Monakos, teksa është diagnostikuar me një problem në tendinë.
Kësisoj skuadra “transferimi” ka ngrirë. Mediat italiane raportojnë se pas kësaj arsyeje mund të fshihen edhe motive të tjera që mendohet se kanë ndikuar në dështimin e marrëveshjes.
Monako do të paguante në arkat e Milanit, plot 30 milionë euro, për transferimin e Andre Silvas. Gjithsesi raportohet se ky problem i dalë së fundmi, nuk do të ndikojë në operacionin për të sjellë sulmuesin argjentinas të Atletiko Madrdit, Korrea te Milani.