1 vit pasi u bë baba, Agon Amiga i dedikon këto fjalë të voglit të tij

Reperi i njohur shqiptar, Agon Amiga ka zgjedhur ta urojë 1-vjetorin e të voglit të tij me anë të një fotoje te publikuar në ‘Instagram’ krah së cilës ka shkruar fjalët më të ndjera. “Bir është ditëlindja jote e parë. Kur ti erdhe në këtë botë, tokës iu shtua edhe një engjëll. Derisa ti sot feston, ne falenderojmë zotin për dhuratën më të çmuar që na ka dhuruar. Urime ditëlindja djali ynë. Shëndeti, fati dhe lumturia të përcjellshin gjatë gjithë jetës së bashku me fëmijët e tjerë të botës. Të duam shumë Noel”, ka shkruar 36-vjeçari në foton e vogëlushit i cili shfaqet me një kurorë në kokë dhe duket se është një kopje e artistit.

Agon-2

Me siguri Agon ka rezervuar shumë surpriza për të voglin e tij në një ditë të veçantë si kjo e sotmja. Në foto nuk kanë munguar dhe komentet uruese nga ndjekësit e reperit, të cilët janë kujdesur të lënë mesazhe speciale.

Kujtojmë se pas një shkëputjeje jo të shkurtër, Agon Amiga është rikthyer sërish në muzikë. Vetëm pak ditë më parë ai publikoi bashkëpunimin me titull ‘Ta Fala’ së bashku me Soni Malaj dhe Daim Lalaj, i cili numëron mijëra klikime në kanalin e ‘Youtube’./revistawho.com