Spikerja e VOA-s dha sot mes emocionesh një lajm personal
Pas një periudhe prej më shumë se 20 vitesh, Laura Konda ka vendosur të largohet nga Zëri i Amerikës.
Këtë ka vendosur ta japë në transmetim direkt në emisionin e njohur “Ditari” në përmbyllje të tij gjatë ditës së sotme.
“Ndryshe nga herët e tjera sot desha të ndaj me ju një lajm personal. Ky është emisioni im i fundit pasi kam vendosur të largohem nga Zëri i Amerikës. Për mua ky është një moment prekës pas një karriere mbi 20 vjeçare në një media prestigjioze dhe natyrisht kjo do të më mungojë”, tha midis të tjerash Laura Konda.
Ndiqni videon në minutën e 26-të.
https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/702425876860687/?t=0