Blendi Fevziu kthehet pas në kohë, publikon foton e 32-viteve më parë

Gazetari i njohur, Blendi Fevziu ka mbi 20 vite që është pjesë e ekranit shqiptar dhe tashmë ai ka krijuar imazhin e tij në televizion.

Fevziu është mjaft aktiv në profilin e tij në “Instagram”, ku publikon foto të ndryshme, sidomos të pushimeve në vende të ndryshme.

Fevziu-2

Por së fundmi, gazetari është kthyer pas në kohë, duke publikuar një fotografi të rrallë nga rinia e tij. Në “Instastory”, Fevziu ka postuar një foto të shkrepur në vitin 1987, si dje një tjetër të bërë ditët e fundit.

Nga dy fotografitë, edhe pse kanë 32 vite diferencë nga realizimi i tyre, duket se gazetari ka mbetur i njëjti, përveç flokëve që i kanë rënë me kalimin e kohës.

Ajo çfarë kanë tjetër të përbashkët dy fotot, është se janë realizuar në të njëjtin vend, në shtëpinë e vjetër të prindërve të tij.