Rovena Domi: Miqësia speciale me Philipp Plein dhe të dashurën e tij

Rovena Domi, miss-i që solli çmimin “Miss Fotozhenia” në Shqipëri, me përfaqësimin e vendit në “Queen of the World 2010”, që u mbajt në Nurburgring të Gjermanisë para disa vitesh, po çudit rrjetet sociale me pushimet e luksit që bën. Modelja që shëtit botën pasi ka marrë ofertë për të luajtur si aktore në kinema, tregon për miqësitë e rangut të lartë, ku veçohet ajo me stilistin me famë botërore Philipp Plein dhe të dashurën e tij. Për pushimet e fundit në Santorini, jetën prej milionereje ku s’ka lënë vend të hartës pa shkelur dhe dashurinë stabël edhe pse jeta e saj është në lëvizje, i rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Rovena-Domi-2

Të shohim që poston foto të bukura nga ishujt e Greqisë. Pse zgjodhe këtë destinacion duke qenë se shpesh të shohim që shëtit Italinë?
Këtë verë zgjodha një nga ishujt e Greqisë, Santorinin pasi vendet e tjera i kisha vizituar dhe doja të shijoja bukuritë e këtij ishulli.

Një ish-Miss që vetëm udhëton dhe lundron në luks. Si arrite të bësh realitet jetën e ëndërruar të argëtimit?
Faleminderit për vlerësimin! (aesh) Sikurse e kam cituar dhe herë të tjera është niveli i jetesës që kam pasur gjithnjë. E jetoj në mënyrën që e shoh më të përshtatshme për veten.

Rovena-Domi-3

Shpesh të kemi parë të shoqërohesh me stilistin e famshëm Philipp Plein, dhe të dashurën e tij. Çfarë ju lidh bashkë, dhe e kanë shprehur dëshirën ata për të vizituar Shqipërinë si çift?
Kontakti dhe njohja në fillim ka qenë rastësore në Cannes në Festivalin e Filmit por në Milano u ritakuam në javën e modës të Philipp Plein, dhe në dyqanin në Montenapoleone. Më përshëndeti dhe meqë ishim në butik na lidhi këtë herë prezantimi i koleksionit të ri i verës 2019, kështu biseduam mbi to. Për Shqipërinë ende jo. Nga takimi rastësor dhe i shpejtë nuk kemi biseduar me detaje për këtë.

Bën përshtypje tek fotot e tua fakti që pozon gjithmonë vetëm. Kush fshihet pas tyre, pra kush është fotografi yt?
Nëse vendet që udhëtoj janë të bukura shërbimi i fotografisë është gjëja më e thjeshtë për t’u realizuar aty, pasi janë efikas në këtë drejtim.

Rovena-Domi-5

Duke të parë në rrjetet sociale, duket sikur jeton vërtet në parajsë. Çfarë ndodh me jetën tënde përtej rrjeteve sociale, cilat janë frikërat e tua më të mëdha?
Mund të them që është e njëjta jetë që është dhe në rrjetet sociale. Një nga frikërat e mia edhe pse i evitoj gjithnjë ndjesi të tilla është për shembull shpejtësia e makinës. E kam tej mase fobi.

Je e dashuruar, dhe cili është sekreti për të mbajtur një lidhje stabël, kur vetë je gjithmonë në lëvizje?
Stabiliteti në një lidhje është shumë me rëndësi, dhe fakti i të qenurit në lëvizje nuk ndikon negativisht nëse në mes nesh është mirëbesimi dhe respetti reciprok.

Rovena-Domi-6

E bukur, e re, e pasur. Çfarë propozimesh të çuditshme merr nga pasanikët?
Gjithnjë kam konceptuar atë që është më e mirë për veten në çdo kuptim dhe pranë vetes dua të kem njerëz të tillë me të njëjtin vlerësim.

Burri yt do të jetë shqiptar apo i huaj, dhe ç’listë dëshirash do i paraqitje atij?
E ardhmja vendos gjithçka por mund të them që është diçka që nuk listohet, por që vjen spontanisht në jetë në momentin e duhur.

Rovena-Domi-4

Nga udhëtimet e shumta ke përjetuar ndonjë situatë të frikshme, për shembull të biesh pre e grabitësve?
Jo, fatmirësisht dhe uroj asnjëherë jo!

Kur vendos para syve hartën e botës, çfarë vendesh konstaton se ke ende pa shkelur?
(Qesh) Më mirë surprizë, por mund të them me bindje që në vijim do të jenë destinacione të largëta dhe të bukura./Panorama Plus