Xhensila Myrtezaj publikon fotot seksi, fansat e akuzojnë për “photoshop”: Ku e ke kërthizën?
Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Xhensila Myrtezaj, ka publikuar së fundmi në “Instagram” disa fotografi ku shfaqet mjaft seksi.
Ajo shfaqet e veshur me një kostum sportiv, me flokë të çrregullt ku tregon edhe barkun e sheshtë.
Fotografitë janë pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj, por disa prej tyre kanë vënë re një detaj të çuditshëm. Në barkun e Xhensilës, thuajse nuk duket se ku është kërthiza.
Fansat e kanë kapur këtë detaj dhe në komentet e shumta e pyesin se çfarë ka ndodhur me të. Madje ka edhe nga ata që e akuzojnë këngëtaren se ka përdorur “photoshop”.
“Photoshop-i ja paska zhduk edhe kthizën. Paskan harru me ta qit kthizën photoshop i gabuar”, janë disa nga komentet e bëra rreth këtij detaji.