Adrola Dushi rikthen komunikimin me ish-burrin e pasur, por deklaron se nuk blihet me para
Modelja e famshme shqiptare Adrola Dushi, ka deklaruar se nuk është aspak një vajzë materialiste dhe madje e irriton sjellja e njerëzve që sot, tentojnë të blejnë çdo gjë me para! Dushi në intervistën e fundit dhënë për Prive, ka deklaruar se asaj nuk i bëjnë aspak përshtypje paratë dhe se e do më shumë se gjithçka, dashurinë e njerëzve që i ka përreth. “Miqtë e mi të afërt më thonë se kam lindur në kohën e gabuar.
Gjithçka paguhet me para sot, dashurinë e ndjenjën dhe kjo më irriton pa fund. Mua s’mund të më blesh kurrë me para, mua s’më bën asgjë të lumtur as paratë e as gjërat materiale, vetëm njerëzit”. “Vetëm mirësia e njerëzve më bën të lumtur. Nëse njerëzit më duan e më rrinë afër, jam gati të bëhem tapet për ta”, ka thënë Adrola, në intervistën “10-të gjëra që s’i keni ditur”. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme u rikthye në vëmendjen e publikut martesa e saj që përfundoi me divorc para dy vitesh me ish-bashkëshortin, Adis Patushi. Çifti ka një djalë të quajtur Troi, dhe shkak që portalet të shkruarnin për ish=çiftin u bënë komentet që shkëmbyen në Instagram.
Adrola ka nisur karrierën e saj si modele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por herë pas here kthehet në Shqipëri ku takon miqtë dhe të afërmit e saj. Edhe pse kanë vite të ndarë, duket se Adrola dhe Adis kanë ruajtur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Madje ata shpeshherë janë parë edhe së bashku. Nëpër intervista të ndryshme, modelja ka rrëfyer se kur bëhet fjalë për djalin e tyre, ajo dhe Adisi do të bëhen gjithmonë bashkë, pavarësisht gjithçkaje. Madje ata nuk ngurrojnë as që të komentojnë në postimet e njëri-tjetrit që bëjnë në rrjetet sociale. Së fundmi, Adrola ka publikuar një foto ku shfaqet mjaft elegante dhe Adisi ka lënë një koment.
Nëpërmjet një emoji, Patushi i thotë modeles se është perfekte dhe numër 1-shi. “Mami Toit”, i është përgjigjur Adrola, ku Adisi ka vazhduar ta quajë 1-sh ish-partneren e tij. Kujtojmë që me bërien publike të lidhjes së tyre, u fol se modelja ishet martuar me një djalë shumë të pasur./Panorama Plus