Afrona bën urimin e ëmbël për Bleron: Ditëlindja jonë e fundit si të pamartuar (FOTO)
Në shtator të këtij viti, këngëtari i njohur Blero do t’i japë fund beqarisë, duke kurorëzuar në martesë dashurinë me partneren e tij, Afrona Dika.
Gjatë kësaj periudhe, dyshja ka ndarë me ndjekësit e saj detaje nga ceremonia, e cila pritet që të jetë madhështore.
Ndërkohë ditën e sotme, këngëtari feston ditëlindjen. E teksa ka marrë urime të shumta, më i bukuri dhe emocionuesi është ai i bashkëshortes së tij të ardhshme.
Afrona ka publikuar në profilin e saj në “Istagram” një foto ku shfaqen të dy së bashku, dhe i shkruan se kjo është ditëlindja e fundit si të pamartuar.
“Premtoj të vazhdoj të bie në dashuri me ty sërish dhe sërish, pavarësisht se sa milje mund të na ndajnë. Gëzuar ditëlindjen mashkulli im, e ardhmja dhe dashuria ime. Të dua. Ditëlindja jonë e fundit si të pamartuar hihi”, është urimi i Afronës për këngëtarin.