Ndodhet në Turqi me familjen, Arbana Osmani për Eduart Grishajn: “Më mungon”
Çdo ditë e më tepër moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj afrohen më tepër me njëri tjetrin. Kjo na bën të mendojmë se ndoshta shumë shpejt dyshja do ta konfirmojë hapur romancën e tyre.
Arbana ndodhet për momentin me pushime në Turqi ku ka marrë me vete familjen e saj duke bërë kështu që të jetë disa ditë larg Eduartit me të cilin ndan një pjesë të mirë të ditës.
Megjithatë mallin e ka shprehur edhe publikisht duke i shkruar atij në foton e fundit që ka postuar se i mungon shumë.
“Më mungon”- i shkruan Arbana ndërkohë që edhe ai ia ka kthyer duke i thënë: “Edhe ti mua”.