Horoskopi i datës 20 korrik 2019 nga Susan Miller
Dashi
Një tjetër ditë emocionuese, falë trekëndëshit midis Mërkurit dhe Uranit: do jetë një ditë aktive, e mbushur me gjëra të reja dhe njohje interesante. Mund të gjeni zgjidhje inovative dhe produktive për disa probleme që deri tani nuk keni arritur t’i zgjidhni.
Demi
Të gjitha angazhimet që keni në axhendë do të respektohen, por rezultatin do ta rigjeneroni në mbrëmje, për shkak të energjisë së vazhdueshme që keni. Mos lejoni që situata ekonomike të shkaktojë debate të panevojshme. Duhet t’i ndiqni personalisht çështjet tuaja.
Binjakët
Një e shtunë e komplikuar për sa u përket ndjenjave. Venusi në shenjë kundër Saturnit te Shigjetari ka fuqinë për t’ju bërë pak antipatikë. Në dashuri do provoni një sens çorientimi, por nuk do keni probleme reale: jeni thjesht pak të lodhur.
Gaforrja
Gatishmëria për të përmirësuar marrëdhënien në çift nuk mungon, por keni tendencën të jeni pak mosbesues. Partneri do rezultojë shumë i nervozuar. Tregohuni pak më të ëmbël me personin që dashuroni, për të mos shkatërruar komplet ndjenjat ekzistuese.
Luani
Me Mërkurin në shenjë në trekëndësh me Uranin, kjo ditë premton gjallëri për të rejat që do ju propozohen. Nëse po kërkoni të ndryshoni pamjen, ambientin apo miqtë me të cilët shoqëroheni, sot është dita e duhur.
Virgjëresha
Shmangni entuziazmin e lehtë! Për të arritur vijën e finishit të një lidhjeje dashurie të qëndrueshme, është më mirë të vazhdoni gradualisht, pa u nxituar dhe duke marrë parasysh edhe personin tjetër. Në punë mos u mendoni dy herë për të ndihmuar dikë.
Peshorja
Falë Jupiterit që krijon një trinom të dobishëm me Hënën te Luani, do keni mbështetjen dhe vlerësimin e personave që keni afër. Do demonstroni një afeksion të thellë për të afërmit tuaj, duke u interesuar për mirëqenien e tyre psikofizike
Akrepi
Për shkak të Mërkurit kundër Luanit, përpiquni të mos përfshiheni në çështje jo shumë të qarta. Mendja juaj aspiron për qëllime shumë më të larta dhe konstruktive. Një shkëmbim batutash në momentin e duhur dhe me personin e duhur mund t’i hapë rrugë një historie të re dashurie.
Shigjetari
Me Venusin te Binjakët kundër Saturnit, sot do keni vështirësi në lidhjen sentimentale. Me partnerin do jeni të mbyllur dhe të rezervuar. Për të reflektuar më mirë, ndoshta keni nevojë për një shkëputje të shkurtër nga raporti në çift.
Bricjapi
Në dashuri mund të bëni siç dëshironi. Zotëroni një bukuri delikate dhe tërheqëse. Projektet tuaja po shtohen gjithnjë e më shumë. Nuk keni nevojë për miratimin e të tjerëve për të vazhduar qasjen tuaj, tashmë të suksesshme.
Ujori
Hëna te Luani ju mërzit dhe nervozon. Ndoshta keni të bëni me një ftesë që dëshironi ta refuzoni por rrethanat nuk ju lejojnë. Mos supozoni se të tjerët do të përshtaten me nevojat tuaja: prisni ndonjë kundërshtim!
Peshqit
Do t’ju propozojnë t’i bashkoheni një iniciative humanitare. Do përkushtoheni konkretisht për të dhënë ndihmën tuaj, duke mbledhur çdo gjë që mundeni. Neptuni, planeti që inkurajon në mënyrë të veçantë artistët, ende lëviz në shenjën tuaj.