Albi Nako tregon për bashkëjetesën me kafshën e rrallë: Më zinte gjumi me gjarprin në gji!

“Dashuria për kafshët”, ishte tema që u trajtua mbrëmë në emisionin “Opinion”. Të ftuar ishin personazhe të njohur të ekranit, të cilët kanë kafshë të ndryshme në shtëpi. Mes tyre ishte edhe koreografi i njohur, Albi Nako, i cili tregoi një histori të pazakontë dhe bashkëjetesën me një gjarpër shumë të rrallë.

albi-nako

Albi ka zbuluar se për 10 vite ka jetuar me një piton. “E kam mbajtur edhe në krevat unë. Nuk është se e kisha bashkëshorte jo. Por vija unë në darkë në shtëpi, doja t’i kushtoja kohë dhe e merrja dhe një herë kam qenë përmbys duke parë televizor dhe më ka zënë gjumi fiks siç është ajo shprehja me gjarprin në gji. Kështu kulaç komplet. Ishte nën mua. Nuk reagonte fare”, ka treguar Albi.

piton

Koreografi ka treguar gjithashtu se gjarprin e ka future kontrabandë në Shqipëri, pas Pitoni nuk është i lejuar që të mbahet në vendin tonë. Në momentin që e ka dërguar në shtëpi, Albi u shpreh se nëna e tij ka menduar se ai ishte çmendur. Kujtojmë se Pitoni është një gjarpër johelmues dhe gjatësia e tij shkon deri në 10 metër./Panorama Plus