Publikoi këngën e re, Morena Taraku merr dhuratë nga firma luksoze
Morena Taraku publikoi pak ditë më parë këngën e saj më të re me titull ‘Swag’. Kënga tërhoqi vëmendjen e publikut shqiptar dhe të huaj, jo vetëm nga muzika por dhe nga videoklipi, ku Morena shfaqej tepër provokuese.
Kënga duket se është pëlqyer dhe vlerësuar nga të gjithë, edhe nga firma luksoze ‘Cartier’, e cila i ka bërë Morenës një dhuratë. Ajo e ka zbuluar këtë me një foto në ‘Instastory’, ku tregonte pusullën që shkruante se kjo dhuratë është në nder të ‘Swag’, ndërsa Morena ka bërë një falenderim publik duke shkruar: “Faleminderit @cartier për këtë dhuratë të mrekullueshme për ‘Swag’”.
Kjo nuk është hera e parë që Morena rrethohet me dhurata luksoze, por duke qenë se kënga e saj është vlerësuar kaq shumë nga publiku në kaq pak ditë, do të thotë se ka rezultuar e suksesshme. Pas ‘Swag’ presim të dëgjojmë projekte të reja nga ajo, sidomos bashkëpunimin e paralajmëruar me Jalal Oba, shkruan Who.