“Bukuria të vret”, shkencëtarët paralajmërojnë meshkujt
Një studim mjaft interesant është kryer nga Universiteti i Valencias. Sipas tyre, të qëndruarit rreth 5 minuta me një femër të bukur, rrit nivelin e kortizolit, hormonit të stresit.
Studimi thotë se efektet janë më të mëdha tek meshklujt të cilët besojnë se femra pranë tyre është “jashtë ligës së tyre”.
Kortizoli është një hormon i cili shfaqet natyrshëm në trup. Ai është me rëndësi jetike për mbijetesën e njeriut, duke i ndihmuar njerëzit që të qëndrojnë vigjilentë kur rreziku shfaqet dhe të mendojnë shpejt, kur vendimet e mira nevojiten shpejt.
Por niveli i lartë i këtij hormoni të rëndësishëm mund ta dobësojnë sistemin imunitar dhe t’i dobësojë muskujt, eshtrat dhe indet lidhëse. Rritja e kortizolit gjithashtu është lidhur me shtimin në peshë dhe presionin e lartë të gjakut dhe sëmundjet e zemrës.
Nivelet e larta kronike të kortizolit mund ta keqësojnë gjendjen e sëmundjeve të ndryshme, si atyre të diabetit, hipertensionit, impotencës etj./Gazeta Liberale