Aktorja e famshme turke Sura po pushon në Radhimë, postimi që i çmendi të gjithë!

Aktorja e njohur turke, Farah Zeynep Abdullah, e njohur për publikun shqiptar pas rolit të suksesshëm në serialin “Kurt dhe Sura”, ndodhet në vendin tonë prej disa ditësh.

Sura-2

Nëpërmjet postimeve në profilin e “Instagram”-it, Farah ka zbuluar se ka zgjedhur bregdetin e Vlorës dhe Sarandës për të kaluar disa ditë pushime.

farah

Nga postimet që aktorja e njohur ka bërë, ka zbuluar se e do Shqipërinë dhe se i ka pëlqyer shumë bregdeti shqiptar, shkruan Panorama Plus.

Sura-3

Ndërkohë ndjekësit e saj shqiptarë kanë komentuar fotot e saj, duke u shprehur të gëzuar për ardhjen e saj në vendin tonë.