Brenda shtëpisë 20 milionë $ të Fatmir Hysenbelliut (FOTO + VIDEO)

Nga revistaWHO.com / Fotot: Pirro Beati / Video: Henri Koçi / Post produksion: Endri Pupa

“RevistaWHO.Com” hyn për herë të parë brenda shtëpisë së milionerit shqiptar, Fatmir Hysenbelliu. I bërë fillimisht i njohur si futbollist dhe pastaj prej jetës së luksit që bën si trashëgimtar i një pasurie milionëshe, Fatmir ose Oni Hysenbelliu siç e njohin shumë, ka marrë tanimë drejtimin e disa prej kompanive të të atit. Çka do të thotë se jetën e luksin e ka të justifikuar tashmë për aq kohë sa është vënë në shërbim të bizneseve të tij me kohë të plotë.

DB301068-C6B6-41A4-8148-A6815BC00461

Megjithatë Oni është i vetëdijshëm që shumë do ta gjykojnë për atë që zotëron, apo për faktin që i shfaq të mirat që i ka siguruar i ati. Gjë që sidoqoftë nuk e ka penguar të ndajë me ndjekësit e tij stilin e vet të jetesës. Kjo kopertinë ka disa kohë që mendohet, si pikënisja e një cikli me personazhe të njohur, të cilët do të ndajnë në “WHO” hapësirat e tyre private.

D477A822-3FCC-4DE4-A3B8-E88261941A9E

Në fakt shtëpia e babait të tij, Irfan Hysebelliut, motrës dhe vetë Onit ka kohë që rrëfehet si legjendë urbane në Tiranë. Në vizituam shtëpinë e Onit, i cili u tregua dashamirës dhe i gatshëm për çdo kurreshtje tonën.

90D3C12C-B2A6-4251-8B7B-F0BF40D64C5D

E vendosur në katin e fundit të njërit prej pallateve që ka ndërtuar i ati, mund të themi që nuk mungon asgjë: drita që hyn nga çdo anë, hapësirat e bollshme për çdo nevojë që mund të ketë një njeri (ose disa njerëz më saktë), detajet, kombinimet e ngjyrave, vendet e përshtatura për qetësim, për punë, hapësirat private e gjithçka tjetër.

86FE20C6-4803-4CA7-95FD-8A4C9FF37863

“Në fakt jemi drejt fundit, ka akoma punë”, – thotë Oni, ndërsa na drejton duke nga ftuar brenda. “Ndonjëherë po nuk u fute në shtëpi nuk fillon të merresh me të. Vetëm kur je brenda fillon të kuptosh nevojat, mungesat, gjërat që do të doje të kishe gjatë kohës që kalon aty”.

81F6CD3C-33FB-4BE8-B1DC-6E4E5702E2BC

Dhe një impenjim i tillë Onit i ka marrë mjaftueshëm kohë. Nëse me arkitekturën e apratamentit, me ndarjen e dhomave apo hapësirave të tjera janë marrë arkitektët, për të gjitha detajet plotësuese, ato që të sigurojnë rehatinë dhe luksin që vihet re sapo shkel pragun, është marrë vetë ai. Fundja këtë bën një njeri me shije të mirë apo jo? Ose më mirë të themi një drejtor kreativ i mirë, sepse edhe pozicioni i ish-futbollistit në kompani është pikërisht ky.

3D006295-4230-4946-B280-B830A940C04F

“Në Shqipëri nuk ka drejtor kreativ”, – thotë ai, – “shumë dyqane t’i sjellin orenditë apo gjithçka tjetër që ke nevojë. Por si ta vendosësh, kush shkon më shumë dhe me çfarë, e vendos një krijues i mirëfilltë”. Këtë rol e ka luajtur nga fillimi në fund vetë Oni.

2F35EC46-6EAB-480D-A5C8-D8838FAE06A0-600x900

Çfarë na pëlqeu ne më shumë? Në fakt gjithçka… Që nga dhoma e gjumit e stolisur natyrshëm me detajet e skuadrës së tij të zemrës, ‘Juventusit’, tek zgjidhja që ka gjetur për pijet e preferuara, apo pishinën që të çon fluturimthi me fantazi drejt destinacionesh të largëta. Ndonëse nuk i pëlqen të flasë për shifra, në një përllogaritje të trashë, shtëpia e tij kap vlerën e 20 milionë $, duke përfshirë këtu edhe hapësirat e përbashkëta që ka me të motrën dhe prindërit.

0E58AA01-3174-46CC-A120-E3A542D2AD7B

Një apartament rooftop, nga ku sheh gjithë Tiranën në pëllëmbë të dorës… Ne e shijuam pa fund zgjedhjen dhe artin që Oni ka zgjedhur për shtëpinë e tij të luksit dhe po ua japim edhe ju këtë kënaqësi! / revistawho.com