Roberti hedh poshtë thashethemet e ndarjes nga Nora dhe tregon publikisht vesin më të keq të saj

Ditën e sotme Robert Berisha ishte i ftuar special në emisionin “E Diell” në “Top Channel”. Gjatë intervistës së tij këngëtari i njohur nuk mundi t’ju shpëtonte pyetjeve për thashethemet që po qarkullojnë së fundmi në media për marrëdhënien e tij me Nora Istrefin. Ne mediat rozë përflitet se çifti i njohur janë ndarë, por Roberti i ka mohuar publikisht këto spekulime. Kur u pyet nëse ai dhe Nora do bëjnë një video si Mila Kunis dhe Ashton Kutcher për të vërtetuar që nuk janë ndarë, Roberti u përgjigj: “Atyre ju shkon se janë komedianë dhe ishte gjetje interesante për t’ju mbyllur gojën. Ne po ta bëjmë një video prapë do thonë ashiqare që janë ndarë”.

Si për ta mbyllur përfundimisht këtë çështje ai tha se për të Nora është lulja më e mirë. Ndër të tjera Robert ka treguar vesin më të keq të bashkëshortes së tij, një nga problemet më të zakonshme për të gjitha vajzat dhe gratë. “Nora ka një ves të keq që vonohet dhe se ka problem fare. Edhe në fejesë dhe në martesë është vonuar tre orë, që ishte gjithçka  e programuar. Por u bë interesante pastaj se zgjati dasma deri në 5 të mëngjesit”, tregoi Roberti duke shkaktuar të qeshura në studio. Kujtojmë se çifti i njohur e kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë në vitin 2014-të dhe gati një vit më vonë ata u bënë prindër të një vajze. /revistawho.com