“Kjo këngë do jetojë edhe pas meje”, Turjan Hysko kujton Dr. Florin me detajin prekës

Nuk ka rëndësi sa kohë kalon, apo sa shumë ndryshojnë gjërat, kur vjen puna tek miqtë dhe personat e dashur, kujtimet dhe dhimbja për humbjen e tij nuk ikën kurrë. Edhe për Turjanin këto ndjesi nuk ndryshojnë pavarësisht kalimit të viteve. Teksa udhëtonte me makinë sot, kënga që ka luajtur është ajo e krijuar nga miku i tij, i ndjeri Dr. Flori dhe performuar në 2008-ën nga West Side Family. “Kjo këngë do të jetojë edhe pas meje tha… Si gjithmonë kishte të drejtë! Dr Flori”, ka shkruar Turjani, ndërkohë që në sfond dëgjohet ‘Nëse mundesh’.

Turjan-2

Kjo nuk është hera e parë që miqtë e kujtojnë këngëtarin e njohur me dedikime të ndryshme. Muzika e tij dhe mesazhet e forta që ka lënë pas nuk do harrohen kurrë. / revistawho.com