Pasi festoi 34-vjetorin, Tuna kthen kokën pas dhe zbulon se nuk do kishte ndryshuar asgjë
Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu, festoi ditën e djeshme ditëlindjen e saj të 34-t. Ajo ndau me ndjekësit në ‘Instagram’ disa prej urimeve më të veçanta që mbërritën në llogarinë në rrjetet sociale nga miqtë dhe njerëzit më të afërt të saj. Ndërsa ditën e sotme, Sejdiu ka preferuar të publikojë një foto të vetën krah të cilës ka zbuluar një nga mesazhet më të rëndësishme që ka mësuar gjithë këto vite.
“Në datën e lindjes sime hodha shikimin mbrapa. Asgjë nga e kaluara nuk do të kisha ndryshuar, asgjë. Gjithçka në jetë është shkollë që të formëson. Jam e lumtur me veten time sot”, ka shkruar Tuna në postin më të fundit, ku nuk kanë munguar reagimet dhe pëlqimet e shumta nga fansat e saj.
Sejdiu ka treguar kështu se është shumë e lumtur me vendimet e marra deri më tani, të cilat e kanë bërë të jetë ajo çfarë është sot.
Kujtojmë se në muajin mars këngëtarja vendosi të rikthehej në muzikë pas një shkëputjeje jo të vogël, pasi u bë nënë për herë të parë me një djalë. Ajo solli për të gjithë albumin ‘Fortuna’, i cili u pëlqye dhe u prit mirë nga të gjithë fansat e këngëtares./revistawho.com