Horoskopi i datës 15 korrik 2019 nga Susan Miller

Dashi
Jeta juaj sentimentale shkon më së miri dhe do të jeni në qendër të vëmendjes së partnerit/es. Kujdes ndaj xhelozive të kota, mund të prishin harmoninë. Për ata që janë vetëm, parashikohen miqësi dhe lidhje të reja. Bëni kujdes me privatësinë tuaj!

Demi
Dita do të jetë mjaft pozitive për të bërë sqarime nga persona që nuk e prisnit. Mbrëmja pritet të jetë romantike, me një darkë speciale ose festë. Ata që janë vetëm do të jenë nën ndikimin e një personi të dashur si dhe pritet të marrin lajme të mira.

Binjakët
Hëna dhe Saturni do të kushtëzojnë humorin e të lindurve të kësaj shenje. Fatmirësisht Venusi do të mundësojë që të kaloni një ditë të bukur, ndonëse do të bëni ndonjë lëshim të vogël në raportin me partnerin. Ata që janë vetëm mund të kenë njohje interesante.

Gaforrja
Në dashuri, mundohuni të jeni më të hapur në dialog dhe buzëqeshni ndaj defekteve të partnerit. Dilni nga rutina dhe krijoni gjëra të reja. Për ata që janë vetëm, ka ardhur momenti i duhur për t’u nisur me pushime.

Luani
Nëse keni një histori dashurie të konsoliduar, kjo është dita e duhur për t’u përkushtuar më shumë. Në mbrëmje, partneri\ja mund t’iu bëjë një surprizë e cila do ju lumturojë. Ata që janë vetëm nuk do kenë asnjë dëshirë për lidhje serioze, por janë në kërkim të aventurave dhe miqësive të reja.

Virgjëresha
Nëse jeni çift, mundohuni ta jetoni lidhjen tuaj në mënyrë autentike. Shmangni xhelozitë ndaj partnerit/es dhe jepini më shumë besim, nëse doni në këmbim dashuri. Ata që janë vetëm, duhet të shfrytëzojnë më mirë mundësitë, për të ndryshuar jetën e tyre.

Peshorja
Do të jeni mjaft të përzemër dhe dëshira për të qëndruar pranë partnerit/es, do e rinovojë më së miri raportin tuaj. Përkushtojuni blerjeve. E hëna, është ditë shumë e mirë për ata që janë vetëm dhe duan të bëjnë njohje të reja.

Akrepi
Një takim rastësor, do ju mbushë me melankoli. Shikoni drejt së ardhmes dhe lërini pas krahëve historitë e dashurisë që kanë kaluar. Kush është vetëm do të ketë mundësi të mira, për të nisur një lidhje të re.

Shigjetari
Gjatë kësaj dite do të jeni të hutuar dhe vëmendja juaj mund të jetë e drejtuar tjetërkund. Do të ndiheni në faj ndaj partnerit, për shkak se do të keni mendime tjetërkund. Për ata që janë vetëm do të jetë një ditë relaksi dhe argëtimi.

Bricjapi
Vlerësoni mirë, nëse është rasti për të diskutuar për çështje të kota. Ndonjëherë është më mirë që të harroni ndonjë shaka të vogël, për t’u kthyer tek harmonia me partnerin. Ata që janë vetëm, do kenë mundësi të shumta njohjeje.

Ujori
Raporti juaj sentimental paraqitet në një periudhë shumë të mirë. E tashmja ju ofron mundësi të shumta për të qenë të lumtur, shijoni çdo moçmet. Kush është vetëm, do të jetë euforik dhe gati për të jetuar eksperienca të reja.

Peshqit
Përkushtojani energjinë tuaj harmonisë në çift dhe jo xhelozisë. Mund ta bëni të bukur dhe të paharrueshëm çdo veprim ndaj partnerit. Ata që janë vetëm, do të jenë të mërzitur, por nga fundi i ditës do të marrin një lajm të mirë.