Marina Vjollca rikthehet në ekran në mënyrën që s’e keni pritur!
Duket se sezoni i ri televiziv do të sjellë shumë surpriza. Pak kohë më parë në media qarkulloi lajmi se muaji shtator nuk do ta gjejë me Ermal Mamaqin në TV Klan, por me shumë gjasa në Top Channel, e duket se orarin e tij do ta zejë një emision i ri. “Indeksonline” ka zbuluar se Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku do të nisin emisionin e tyre në prime time, i cili pritet të jetë në orën 20:00. Në të tilla kushte, programi i humorit “Duplex” do të spostohet në kohë. Por surpriza e vërtetë është rikthimi i Marina Vjollcës. Moderatorja bukuroshe e cila i mungoi ekranit për dy vite, rikthehet sërish aty ku e la, por këtë herë me një program krejt ndryshe. Marina do t’i bashkohet Besit dhe Olsit në një program risi. Ndërkohë që stafi do të jetë po i njëjti pasi skenaristi Vangjel Kozmai dhe gazetarja Suada Daci të cilët aktualisht janë pjesë e “BE Caffe” do të vijojnë edhe te programi i ri. Ne na mbetet të presim shtatorin për të zbuluar gjithçka, pas ky bashkim i Besit, Marinës dhe Olsit duket shumë interesant./News31