Adriana Lima pushime me biznesmenin turk

Në korrik të vitit 2017, lajmi i lidhjes së supermodeles braziliane Adriana Lima me shkrimtarin turk Metin Hara pushtoi mediat rozë.Por edhe pse shpesh u publikuan foto të çiftit së bashku ku dukeshin tejet të dashuruar, madje modelja vendosi të jetojë edhe në Turqi, lidhja mes tyre mori fund thuajse pas një viti. Por 38-vjeçarja braziliane nuk është ndarë nga Turqia, shkruan Lapsi.al. Mediat rozë shkruajnë se ajo ka nisur një lidhje të re me biznesmenin Emir Uyar, me të cilin është fotografuar duke pushuar në Mikonos të Greqisë.