Brenda ditëlindjes së Samanta Karavellës, ja si e priti orën 00:00 për 29-vjetor
Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Samanta Karavella feston sot 29-vjetorin e lindjes. Festimet me rastin e ditës së saj të veçantë, ajo i ka nisur që në orët e para të mëngjesit. Samanta ka zbuluar nëpërmjet postimeve në “Instastory” se kjo ditëlindje e ka gjetur duke festuar mes familjarëve dhe miqve të saj. E teksa ora ka shënuar 00:00, këngëtarja ka fryrë qirinjtë e tortës dhe më pas festimet kanë vazhduar me muzikë dhe pije, shkruan Panorama Plus. Kujtojmë se Samanta është prej vitesh pjesë e skenës muzikore shqiptare dhe gjatë kësaj periudha ka qenë mjaft aktive me projekte të reja muzikore.