Albana Osmani rrëfen ngjarjen e jetës: Doktori mendonte se linda e vdekur!

Edhe pse sezonin që lamë pas Albana Osmani nuk ishte aktive në televizion, sërish ajo mbetet një nga moderatoret më të pëlqyera të publikut. Përkushtimi dhe zgjerimi i fondacionit të saj “Ti je një Luledielli” bëri që Albana të mos shfaqej si moderatore në muajt që lamë pas. Por ajo ka qenë mjaft aktive në Instagram dhe kushdo që e ndjek besojmë e di se ajo është një nga personazhet më të qeshur. Në shumicën e fotove që ajo ka në rrjete sociale shfaqet duke buzëqeshur por vetë Albana ka një histori personale, të cilën e ka treguar në një postim. “Ndryshe nga të tjetër unë kam lindur duke qeshur. Pasi doktori mendoi se unë kisha lindur e vdekur, unë nisa të qesh. Nga ai moment unë vazhdoj te qesh me atë doktorin budalla”, shkruan Albana. Mesa duket Albana e ka nisur jetën duke qeshur dhe po kështu ka zgjedhur ta vazhdojë./Blitz.al/