Pas ndarjes, moderatorja merr propozim për martesë nga i dashuri
Moderatorja e emisionit “Ditë e re”, Dajana Shabani ka qenë në vëmendje të mediave kohët e fundit për shkak të divorcit nga bashkëshorti dhe lidhjes së saj të re me boksierin nga Kosova, Kamer Maloku. Ajo pak ditë më parë ju përgjigj pyetjeve të fansave në Instagram, ku njëri prej tyre e pyeti se nëse do të shkonte nuse në Kosovë. “Kur të ulet në gjunjë me unazë 3 karat”, ka thënë Dajana.Siç duke propozimi i shumëpritur ka ardhur nga ana e boksierit, por në një mënyrë shumë më ndryshe nga se ka pritur Dajana. Moderatorja ka publikuar një bisedë me partnerin e saj në Whatsapp, ku ai i propozon për martesë, shkruan FaxNews. “Do martohesh me mua?”, e ka pyetur i dashuri ndërkohë që Dajana i ka thënë “Po”. “Do bëjmë edhe 2 fëmijë”, i shkruan ai, ndërsa moderatorja ia kthen me shaka: “Zemër mos e tepro tani!”