Mbahet në Libohovë edicioni i 21-të i “Miss Shqipëria”, ja kush është 23-vjeçarja që fitoi kurorën
Mbrëmjen e djeshme në kalanë e Libohovës u mbajt edicioni i 21-të i “Miss Shqipëria”. Klea Bushi u shpall më e bukua shqiptare mes 31 vajzave konkurrente. 23-vjeçarja jeton në Milano të Italisë dhe u rikthye në vendin e saj për të konkurruar për kurorën e më të bukurës shqiptare. Kjo nuk ishte hera e parë që Klea shpallej fituese në një konkurs bukurie, sepse më herët ajo ka rrëmbyer çmimin e parë në “Miss Pavarësia” mes vajzave më të bukura të diasporës. Edicioni i 21-të ishte i mbushur me emocione të shumta dhe performanca elektrizuese nga artistët e ftuar, shkruan Ëho.Fituesen e këtij edicioni e shpalli Eni Çobani, e cila është me origjinë nga Libohova. Kujtojmë se viti i kaluar ishte mjaft i rëndësishëm për “Miss Shqipëria”, sepse u mbajt edicioni i 20-të dhe fituese u shpall Alba Bajrani.