Horoskopi i datës 7 korrik 2019 nga Susan Miller

Dashi
Dielli së bashku me Hënën do t’ju vërë në provë. Do të shfaqen tensione, që zakonisht i mbani nën kontroll. Do të jeni të acaruar dhe aspak tolerantë përballë keqkuptimeve të vogla me të tjerët, ndaj bëni kujdes.

Demi
Nëse jeni ende beqarë, ndoshta do të krijohen kushtet favorizuese për të bërë takime premtuese, duke u dhënë më shumë hapësirë hobive dhe krijimtarisë suaj, do të jeni më të gatshëm për të ndihmuar të tjerët.

Binjakët
Do të ndiheni autoritarë, seriozë dhe shumë larg dëshirës për t’u argëtuar dhe për të takuar personat që keni përzemër. Dita e sotme nuk rezervon asnjë surprizë, ndaj mos kini pritshmëri nëse nuk doni të zhgënjeheni.

Gaforrja
Urani ju jep shumë energji, e cila është ideale për të dalë për t’u argëtuar me miqtë, por edhe për të ushtruar sporte të ndryshme. Do të gjeni një rrugë të mesme mes dashurisë dhe kohës që do të shpenzoni larg personit të zemrës.

Luani
Strategjitë pak komplekse dhe pak të paqarta që po vini në zbatim nuk do jenë më efikase sesa një linjë veprimi konkrete, e qartë dhe e saktë. Me Venusin dhe Marsin armiqësor qëndroni larg flirtimeve, që i bëni thjesht për inat.

Virgjëresha
Në mjedisin e punës mund të ndryshojë disa gjëra. Duhet të përballeni me sfida të reja. Është e fortë dëshira për të rilindur, për t’ja nisur nga e para. Është një ëndërr që mund të realizohet dhe e keni vetë në dorë për t’ja dalë. Varet nga vullneti juaj.

Peshorja
Me Plutonin jo shumë miqësor bëni kujdes me ata që nuk janë duke ju thënë të vërtetën. Nuk mund të bëni më sikur nuk e kuptoni, është koha për sqarime. Do të përfitoni nga një frymëzim nismëtar, që do të mbështetet nga fantazia dhe krijimtaria.

Akrepi
Neptuni në bashkëveprim me Marsin do të nxisë prirjen për t’u mbyllur në vetvete, duke mos shfaqur emocione dhe ndjenja. Sot jeni të shpërqendruar dhe nervozë. Por për fat, humori i keq është i përkohshëm dhe dielli do të ndriçojë.

Shigjetar
Nëse do t’ju duhet të keni të bëni me kapriçot e një familjari, mos e humbisni toruan dhe mos u dozëzoni në situata nervoze, por mendoni një zgjidhje të shpejtë dhe efikase. Diçka e tillë do t’ju vijë shumë në ndihmë.

Bricjapi
Sot do të keni të bëni më shumë me kënaqësinë sesa me punën. Do t’i zgjidhni çështje e përditshmërisë me lirshmërinë që të gjithë do ta kenë zili. Në çështjet e dashurisë do të keni një luftë të brendshme midis dëshirës për t’u shmangur dhe nevojës për siguri.

Ujori
Është koha e duhur për të ndërtuar me vendosmëri dhe durim bazat për të zhvilluar më tej projekte të ndërmarra. Përvishuni në punë! Do të dini të shqyrtoni në mënyrë të prerë dhe me zgjuarsi çështje shumë delikate dhe të rëndësishme.

Peshqit
Detyrat dhe përgjegjësitë duhet të jenë në plan të parë për ju me Saturnin dhe Hënën që bashkëveprojnë duke ju mbështetur. Një mik me ndikim, me më shumë përvojë ose më i madh se ju, do t’ju ndihmojë të realizoni një ëndërr.