Jo nga sulmi në zemër, të tjera dyshime për vdekjen e shqiptares
Të tjera detaje kanë dalë nga vdekja e futbollistes shqiptare në liqenin Komos në Itali. Florijana Ismaili u gjet e mbytur disa metra në thellësi të liqenit.
Sipas prokurorit të Comos, Nicola Piacente, Ismaili nuk ka pasur sulm në zemër, ashtu siç është dyshuar dhe raportuar deri tani nga mediat.
Raporti i parë mjekësor tregon se futbollistja kishte konsumuar shumë ushqime para se të vdiste. “Ka të ngjarë që kjo të ketë ndikuar në vdekjen e papritur të futbollistes”-thuhet në raport. Rezultatet e plota të autopsisë së shqiptares do të dalin në dritë pas një muaji./Gazeta Liberale