Me pantallona të zbërthyer e me reçipeta, Luana Vjollca i lë pa fjalë ndjekësit me fotot e fundit
Prej disa muajsh, Luana Vjollca, është fokusuar te muzika, teksa ka sjellë disa projekte të reja që janë pritur mjaft mirë nga fansat e saj.
E pavarësisht punës së palodhshme me projektet muzikore, duket se moderatorja seksi ka gjetur pak kohë që të realizojë një set fotografik.
Luana ka publikuar së fundmi disa fotografi ku shfaqet e veshur me kostum jeshil, me pantallona të gjata të zbërthyera, reçipeta dhe xhaketë.
Si çdo postim tjetër i saj, edhe këto fotografi kanë marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente ku ka marrë komplimente të shumta.