Në prill u martua, moderatorja shqiptare i surprizon të gjithë me barkun e rrumbullakosur

Moderatorja e njohur nga Kosova, Genta Cana, ka zbuluar barkun e rrumbullakosur ndërkohë që është në pritje të ëmbël!

Genta-Cana-2

Genta Cana e cila prezanton emisionin sportiv “Minuta e Fundit” që transmetohet në “Klan Kosova”, kurorëzoi dashurinë në martesë me partnerin Noli, në prill!

Genta-Cana-3

Në ceremoninë madhështore që u mbajt në Prizren ajo u shfaq me një fustan nusërie me vello 18 metra të gjatë. Moderatorja ishte shtatzënë gjatë celebrimit, pasi në fund të muajit maj njoftoi se “Bebushi po vjen!”.

Genta-Cana-4

Sot ajo ka publikuar një foto tjetër me barkun e rrumbullakosur, ku ndodhet buzë pishinës e veshur me rroba banjo trup në ngjyrë të zezë! Genta besohet të jetë në tremujorin e dytë të shtatzënisë dhe me sa duket po i ecën mjaft mbarë!/Faxnews.al