Celine Dion guxon si kurrë më parë, shfaqet pa pantallona në Paris

Celine Dion i ka surprizuar të gjithë me ‘look-un’ e saj në javën e ‘Couture’ në Paris. 51-vjeçarja është shfaqur e veshur vetëm menjë ‘body’, ku mbizotëronin ngjyrat e bardhë, e kuqe dhe e verdhë.

Celine-Dion-2

E veçanta e këtij ‘look-u’ ishte se Celine nuk kishte veshur fare pantallona, por kishte zgjedhur ta kombinonte truporen me një xhaketë të po të njëjtit stil. Kjo paraqitje e Dion ka bërë që të gjithë ndjekësit të kthejnë sytë nga ajo dhe të komentohet gjerësisht në rrjet, shkruan Who.

Celine-Dion-3

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që kjo veshje tërheq vëmendjen maksimale të publikut.Kujtojmë se këtë ‘look’ e kemi parë më parë në sfilatën e pranverës të vitit 2019, të veshur nga modelja Gigi Hadid, e cila i surprizoi të gjithë adhuruesit e modës në atë kohë.