Programi veror i Ori Nebijaj dhe Flori Gjinit gati, zbuloni datën e startimit!
Sezonin e kaluar veror, Ori Nebijaj dhe Flori Gjini sollën për teleshikuesit programin ‘Pushime On Top’, i cili zbulonte çdo puntatë bukuritë e fshehura të natyrës shqiptare dhe të ftuar ishin personazhet e njohur të showbiz-it. Këtë vit emisioni do të rikthehet sërish me po të njëjtit drejtues dhe këtë e kanë bërë të ditur vetë ata në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.
Përgatitjet për realizimin e tij kanë disa javë që kanë nisur, ndërsa Flori ka vendosur që të zbulojë dhe datën e nisjes së tij, shkruan Who. ‘Pushime On Top’ pritet të startojë në datë 15 korrik për të shoqëruar të gjithë publikun për muajt e nxehtë të verës në ekranin e ‘Top Channel’. Gjini nuk ka bërë të ditur asnjë detaj tjetër, por këto priten të zbulohen sapo programi të fillojë.