Postoi foto me bikini, ndjekësit surprizohen nga trupi i Ronela Hajatit: “Wow, çfarë ndryshimi!”
Ronela Hajati është duke shijuar verën ashtu siç duhet: me klipe të reja dhe koncerte gjithandej. E ndërkohë që presim të tjera këngë prej saj (siç ka premtuar), mund të themi se këngëtarja i është dedikuar shumë seriozisht edhe trupit të saj.
Vetëm disa orë më parë, Ronela postoi dy foto ku shfaqet me bikini dhe komentet e njerëzve kanë qenë nga më të mirat. Aq në formë është shfaqur këngëtarja sa ka edhe nga ata që dyshojnë për përdorim të Photoshop-it.
Para disa kohësh, këngëtarja rrëfeu në Instagram se po ndiqte një dietë “detox”. Me shumë mundësi, edhe kjo ka ndihmuar që Ronela të jetë në super formë këtë verë duke humbur disa kilogramë. /News31.al