Hueyda El Saied rrëfen historinë me partnerin e ri: Tani kemi një person që na mbron, Gabrieli e thërret…
Hueyda El Saied është treguar gjithmonë e drejtpërdrejtë me fansat e saj, duke treguar pa dorashka rreth jetës së saj profesionale dhe atë private.
Ajo ka folur pa problem rreth ndarjes nga partneri me të cilin ka një djalë, ku tha se divorci erdhi si pasojë e tradhtisë nga ana e tij. Madje po kaq e hapur është treguar edhe për lidhjen e saj të re me Thierry.
Ky i fundit, para se të ishte partneri i Hueyda-s, ishte mik i saji prej 6-vitesh. Një ditë më parë, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina”, ku ka folur për jetën e saj private.
Ajo u shpreh se Thierry e kishte patur përzemër gjatë gjithë kohës, por nuk kishte mundur t’i afrohej më tepër për shkak se ajo ishte në marrëdhënie me babanë e djalit Gabriel. Ata ishin njohur pasi ai vizitonte ekspozitat e saj.
“Para dy vitesh- kisha një vit që isha ndarë me babin e Gabrielit- i shkruaj Thierry-t dhe i them se po kërkoja punë. “Nëse do kesh kohë, të pimë një kafe bashkë.” E lëmë që të pimë një kafe bashkë, më pyeti çfarë kishte ndodhur, pse isha ndarë dhe i tregova gjërat më të këqija. Në fund, i thashë ‘ika, se kam lënë Gabrielin me dadon’, ndërsa ai më tha: ‘Kam 5 vjet që jam i dashuruar me ty’”, tregon Hueyda El Saied.
Sot ata kanë 1 vit e pak muaj bashkë dhe duket se gjërat po shkojnë në rrugën e mbarë. Hueyda zbuloi ndër të tjera se marrëdhënia e Thierry-t me djalin e saj Gabriel është shumë e mirë.
“Tani kemi një person që jeton me ne, një person që na mbron, na inkurajon dhe na do shumë. Gabrieli, pa i thënë unë, ka vendosur vetë ta thërrasë ‘babi’””, ka zbuluar ajo.