Alkool dhe sherr, pushimet e shfrenuara të futbollistit të Sitit
Ashtu si shumica e kolegëve të tij, edhe Xhon Stons po shijon pushimet në bregdetin spanjoll.
Mbrojtësi është pikasur në Ibiza ku ekuilibri i tij nuk ka qenë në nivelet maksimale.
Shkak për gjendjen e lojtarit të Mançester Sitit kanë qenë shishet e shumta të alkoolit që ai ndryshonte herë pas herë.
Përveçse është rrezuar së bashku me Tom Klerverlein (lojtar i Uotford) për shkak të dehjes, Stons raportohet se është përfshirë edhe në një sherr banal me disa pushues të tjerë që, me sa duket, janë bezdisur nga sjellja e tij./PANORAMASPORT.AL