Me 600 të ftuar, ja kur do të mbahet dasma e shumëpritur e Bleros me Afronën (FOTO)
Çifti i njohur, Blero Muharremi dhe Afrona Dika, ka zbuluar prej kohësh se këtë vit ka vendosur që të celebrojë dashurinë me martesë.
Gjithashtu ata kanë treguar se ceremonia ku do t’i thonë “Po” njëri-tjetrit do të zhvillohet në zonën e Ranës së Redhun, Shëngjin.
Në dasmë, Afrona dhe Blero do të kenë rreth 600 të ftuar dhe mes tyre do të jenë edhe shumë personazhe të njohur të ekranit shqiptar.
Madje Afrona pak javë më parë ka organizuar edhe festën e beqarisë në ishullin grek, Santorini. Edhe pse çifti dha detaje të ndryshme rreth kësaj dasme, ata ende nuk kishin zbuluar datën që do të zhvillohej.
Këtë detaj, Afrona ka vendosur që ta zbulojë gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj, të cilët e kanë pyetur se kur do të martohet.
“21 shtator 2019”, ka kthyer përgjigje Afrona, duke treguar se tashmë data është caktuar. Gjithashtu ajo është shprehur se do të ndryshojë 3 fustane në ditën e saj të veçantë.