Tani gjërat u bënë lëmsh! Dua Lipa përflitet për një lidhje tjetër përveç asaj me vëllain e motrave Hadid

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Isaac Carew i dhanë fund lidhjes së tyre pak javë më parë. Pavarësisht se ata shiheshin si çifti perfekt marrëdhënia e tyre nuk mundi të vazhdonte shumë gjatë. Pas ndarjes nga Isaac, u përfol se Dua kishte nisur një lidhje të re me vëllain e motrave Hadid, Anwar.

DuaLipa-2

Por së fundmi gjërat janë ngatërruar akoma më shumë, sepse sipas “The Sun” këngëtarja me origjinë shqiptare është parë duke u puthur me një këngëtar. Sipas tabloidit britanik Dua ka shkëmbyer një puthje romantike me Chris Martin në prapaskenat e festivalit “Glastonbury”. “Sapo Chris pa Duan u mahnit dhe nuk u nda prej saj gjithë mbrëmjen. Ajo dukej e lumtur në shoqërinë e tij, madje e prezantoi edhe tek familjarët e saj.

Dukej që kishte shumë kimi midis tyre dhe kur ata arritën në lokalin ‘Guerilla’ në Shangri-La ata u puthën”, treguan burime për “The Sun”. Pak kohë më parë edhe Chris Martin u nda nga partnerja e tij Dakota Johnson, ndaj nuk është çudi nëse do të krijonte një lidhje me Duan. Kujtojmë se edhe më herët Lipa dhe Martin janë përfolur për një lidhje, pasi përpara 2 vitesh u panë për herë të parë duke u puthur me njëri-tjetrin. /revistawho.com