Naomi Campbell flet për mënyrën si ushqehet

Kohët e fundit është përhapur një trend i quajtur “Intermittent fasting”, ku dieta juaj duhet të përfshijë 14 orë në ditë pa ngrënë.

Por mesa duket për super modelen, Naomi Campbell, për të nuk janë orë, por ditë. Për emisionin “Lorraine”, 49-vjeçarja ka treguar se ja bazuar se si ndihet atë ditë.

“Unë ha kur më hahet. Nuk e lë veten të ngordh urie. Nëse dua të rri një ditë pa ngrënë, e bëj dhe thjesht konsumoj ujë ose pije. Varet se si ndihem. Kur është nxehtë, ndonjëherë nuk ha, thjesht dua të konsumoj lëngje. Është shumë vapë. Nuk është asnjëherë e planifikuar. Mund të jetë një ditë, mund të jenë dy ditë në javë. Thjesht si të ndihem”, ka thënë Naomi.

Në 2010, Campbell tregoi për Oprah Winfrey që tre herë në vit bënte një dietë shumë kufizuese, të quajtur “The Master Cleanse”. Dieta konsiston në konsumimin e vetëm tre pijeve- limonatë, ujë dhe çaj laksativ.

Naomi-2

“Periudha më e gjatë që e kam bërë ka qenë 18 ditë. Është mirë ta pastrosh trupin njëherë në disa kohë.

Gjithashtu Campbell bën dhe stërvitje, por është shprehur që e ka nisur vetëm vitet e fundit, shkruan Blitz.al.

“Fillova stërvitjen dy vjet më parë. Më pëlqejnë. Jo shumë makinat. Kam nevojë të bëj gjëra të ndryshme.”- tregoi supermodelja për “Lorraine”.

E rëndësishme është të kuptojmë që metabolizmi funksionon ndryshe për persona të ndryshëm, dhe secili duhet të gjejë dietën dhe stilin e jetesës të përshtatshëm për të. Thënë shkurt, mos rrini dhe ju ditë pa ngrënë!