EMRAT/ Dy të rinj shqiptarë humbin jetën tragjikisht në Itali. Çfarë ndodhi pasi dolën nga restoranti… dhe fluturuan dhjetëra metra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku dy të rinj shqiptarë të moshës 20 dhe 22 vjeç, kanë gjetur vdekjen në një aksident rrugor.

Mediat italiane shkruajnë se viktimat janë Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaja, miq midis tyre. Ata u përplasën për vdekje nga një 30 vjeçare italiane, e cila ishte e dehur në momentin e aksidentit tragjik.

Aksident-2

Gruaja u arrestua për vrasje të shumëfishtë në rrugë, ndërsa në gjakun e saj u gjet 2,44 gram për litër alkool, pesë herë më e lartë se kufiri i lejuar.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit përpara një klubi në Piacenza, shumë në modë në periudhën e verës.

Aksident-3

Të rinjtë sipas “Tg24”, sapo kishin dalë nga restoranti pas një darke me miqtë. Mjeti tip Renault Twingo, i drejtuar nga 30 vjeçarja përfundoi mbi ta, duke u shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia e trafikut, falë edhe disa dëshmive, rindërtoi dinamikën e aksidentit, por disa pikëpyetje ende nuk janë sqaruar. Ndoshta dy të rinjtë po shkonin tek makina e tyre në parking, në momentin kur u përplasën apo ata po ecnin në rrugë si kalimtarë.

Aksident-4

Përplasja ishte aq e fortë sa djemtë fluturuan dhjetëra metra larg dhe makina thuajse u shkatërrua në pjesën e përparme, duke përfunduar rreth 100 metra në një fushë.

Hetimet gjithashtu do të vazhdojnë të sqarojnë nëse gruaja ishte e vetme në makinë në kohën e aksidentit ose nëse, siç u tha nga disa dëshmitarë, kishte një person tjetër i cili u arratis para se të mbërrinte skuadra e shpëtimit.

Aksident-1

Shumë nga miqtë e viktimave shkuan në vendin e aksidenti menjëherë sapo e kuptuan tragjedinë.