Pamela Anderson e quajti “përbindësh”, reagon ish-partneri i saj: “Nuk e kam tradhëtuar”

Pak ditë më parë, aktorja e njohur Pamela Anderson bëri të ditur ndarjen e dhimbshme nga futbollisti francez, Adil Rami. Ajo e cilësoi si një “përbindësh” pasi ai e kishte tradhëtuar, kërcënuar, dhunuar dhe lënduar. Anderson i dedikoi një shkrim të gjatë të gjithë historisë së tyre dhe asaj që kishte ndodhur.

Dhe tashmë, po nëpërmjet Instagramit ka ardhur dhe reagimi i Rami, i cili përveçse kërkon privatësi për marrëdhënien e tyre, hedh poshtë të gjithë akuzat për tradhëti.

Pamela-2

“Ndarja nuk është asnjëherë e thjeshtë. Sic ndodh shpeshherë në këto situata, emocioni të përfshin dhe të bën të shprehësh gjëra të tepërta. Pamela është një person që e respektoj thellësisht, që ka bindjet e saj, që është e sinqertë për vështirësitë e saj, dhe dashuria ime për të ka qenë gjithnjë e sinqertë. Këtë dua të mbaj mend.

Nuk mendoj se duhet ta zbulojmë intimitetin tonë, historinë tonë, që na përket vetëm neve. Në këtë pikë gjithsesi, dua të hedh pak dritë. Në asnjë lloj mënyrë nuk jetoj një jetë të dyfishtë, jam thjesht i përkushtuar për të ruajtur një marrëdhënie që zgjat, me fëmijët e mi dhe mamanë e tyre Sidonie për të cilën kam mirënjohje të thellë. Keni të drejtë, duhet të kisha qenë më transparent në këtë marrëdhënie të paqartë.

Unë qëndroj dhe do i qëndroj besnik vlerave dhe bindjeve të mia dhe do vazhdoj të shpreh përkushtimin për shoqatën @solidaritefemmes që është gjithnjë e fortë. Jam krenar që kam marr pjesë në këtë fushatë të bukur e të mrekullueshme që ka bërë të njohur punë e pakrahasueshme të shoqatës dhe anëtarëve të saj.

Uroj qetësi dhe maturi për familjet dhe miqtë tanë, edhe nëse jam i lënduar e në dhimbje.

Shpresoj ta kuptoni dhe ta respektoni. Adil.”- ka përfunduar ai.

Nuk e dimë se cili version është i vërteti dhe do na duhet të presim deri në një konfirmim tjetër për vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre. /Blitz.al/