8-muaj pasi u bë baba, aktori i famshëm turk ndahet nga bashkëshortja
Kanë mjaftuar vetëm 15 minuta që aktori i famshëm turk, Ozcan Deniz dhe bashkëshortja e tij, Feyza Aktan, t’i jepnin fund martesës së tyre 1-vjeçare.
Mediat turke shkruajnë se çifti i njohur ka nënshkruar dokumentet e divorcit në një gjykatë në Stamboll dhe ky proces ka zgjatur rreth çerek ore.
Gjithashtu Deniz dhe Aktan kanë arritur në një marrëveshje për kujdestarinë e djalit të tyre 8-muajsh. Ata kanë nënshtruar edhe një protokoll se nuk do të flasin në media rreth ndarjes së tyre.
Sipas mediave vendase, Ozcan dhe Feyza janë ndarë me marrëveshje dhe pa hatërmbetje. Kujtojmë se aktori i njohur u martua me Aktan, me të cilën ka një diferencë moshe prej 20-vitesh, në mars të vitit 2018.