Olta Sheta e “Big Brother”, nusja me të brendshme para se të kalojë natën e parë me burrin
Olta Sheta e ka kthyer pasionin e fotove artistike në hobi me vete, aq sa shumë mendojnë se ajo tashmë është kthyer në një modele të vërtetë “Instagram”-i. Por duket se me fotot e fundit ka guxuar mjaftueshëm, duke ngritur temperaturat me pozime si nuse vetëm me të brendshme, para se të kalojë natën e parë si e martuar me burrin.
Jo vetëm në këtë foto pas altarit, por edhe në pozat e tjera me të brendshme të zeza fokusi vendoset në format e saj të rrumbullakosura, gjoksi dhe të pasmet. “A po ma ndez” është pyetja ngacmuese që ajo u bën ndjekësve në foton ku shfaqet një dorë mashkulli që i ndez puron.
Pyetjes së “Panorama” se nuse me të bardha është një ëndërr që do ta bëjë një ditë realitet, apo një skenë që do e shohë thjesht në ëndrra, ajo iu përgjigj: “Nuse me të bardha është një ëndërr që unë e kam pasur kur kam qenë e vogël dhe është një ëndërr që kam parë shpesh në ëndërr. Them se do të bëhet realitet kur të vijë momenti, por nuk do ta lë një ëndërr në sirtar!”.
Kur hyri në shtëpinë e “Big Brother 3” si një nga lojtaret më simpatike, Olta Sheta ishte ende një studente brune. Nëse është ndryshe tashmë, ajo duket kështu vetëm pasi i ka bërë flokët e verdha. Jeta është e bukur dhe sikur mos të kesh flokë fare. Nuk mund të varet bukuria e jetës nga flokët. Mua më pëlqen dhe brune, dhe bionde. Brune i kam mbajtur për një kohë të gjatë, por mendova të bëhesha bionde, më shumë për ta provuar se nuk e kam menduar kurrë që do më shkonte kjo ngjyrë dhe tani po ndihem mirë si bionde. Por është më e vështirë bionde për flokun, sepse shkatërrohet totalisht. Mirë që nuk kanë gojë të flasin të shkretat (qesh)”, shprehej ajo.
Tashmë, pas nëntë vitesh ajo shfaqet më në formë perfekte dhe mjaft e kuruar. Në një intervistë të fundit, pyetjes nëse e ka gjetur dashurinë, i përgjigje: “S’mund të them që çështja e ndjenjave është më e vështira në jetë, pasi ka probleme më të vështira se çështja e ndjenjave. Por mund të them që ka ndenja momentale, ndjenja të përkohshme dhe të përhershme. Mendoj, se kur arrijmë të gjejmë ndjenjën e përhershme atëherë kemi gjetur dhe dashurinë”.
Sa i përket pasionit për fotot artistike dhe ngjyrave të preferuara, ajo tha: “Thonë që ngjyra e kuqe është më provokuese, por unë dashuroj më shumë ngjyrën e zezë, jam e pasionuar te e zeza dhe e përdor shumë”. Ajo i ka të gjitha, por çfarë i tërheq djemtë më shumë? “Po, sa për djemtë, mund të them se secili ka preferencat e veta, pasi disa pëlqejnë brunet e disa pëlqejnë biondet, varet. Kam dëgjuar që biondja pëlqehet më shumë”.
Ndërsa në lidhje me komentet në media për ndonjë histori me futbollistë, e nëse i duken të përshtatshëm për tipin apo shijet e saj, ajo thotë: “I bie sikur jam komentuar shumë për lidhje me futbollistë. Në fakt një koment ka qenë një herë dhe ai s’ka qenë i vërtetë, por unë jam mësuar me thashethemet e pavërteta. Duke parë se një futbollist e kam në shtëpi, pra, vëllain, nuk do të preferoja një futbollist për partner, se janë më shumë larg shtëpisë sesa në shtëpi.
Nëntë vite, pasi mori famë si studentja brune e “Big Brother 3”, Olta Sheta rikthehet si fotomodele, tashmë bionde. Përveç biznesit, pasionit për fotografinë artistike, ajo ka plan të kthehet në ekran si prezantuese e një emisioni sportiv, një fushë ku e konsideron veten eksperte./Panorama Plus