Kapiteni i Kombëtares me skuadër të re: Mavraj firmos dy vjet në Gjermani
Edy Reja tani mund të jetë i kënaqur: kapiteni i skuadrës së tij ka një skuadër dhe në shtator do të jetë gati për Kombëtaren. Mërgim Mavraj, pas divorcit me Ingolstadt, është rikthyer në një klub që e njeh mirë si Greuther Fürth që militon në Bundesligën 2. Qendërmbrojtësi shpreson që me këtë lëvizje ti ketë dhënë fund vështirësive të dy viteve të fundit, ku pas mbylljes së kontratës me Hamburgun, që ndroi pa skuadër, ndërsa me Aris në Greqi dhe gjysmën e dytë të sezonit me Ingolstadt nuk arriti të lërë gjurmë.
Me Greuther Fürth, Mavraj ka firmosur kontratë 2-vjeçare, ndërkohë që lajmi për rikthimin e tij është konfirmuar nga klubi gjerman, me një komunikatë për shtyp në faqen zyrtare të klubit, që sezonin e kaluar e mbylli Bundesliga 2 në vendin e 13. 33-vjeçari Mavraj, për të cilin u interesua edhe Kukësi, ka qenë pjesë e Greuther Fürth 3 sezone më parë, kur nisi edhe ngjitjen me transferimit tek Koln e më pas Hamburg.
Das Kleeblatt hat Mergim #Mavraj von den @Schanzer zurückgeholt!
Welcome back! ☘️👋#kleeblatt
👉https://t.co/eNgYI3eZGu pic.twitter.com/9stkwTjjus
— SPVGG GREUTHER FÜRTH (@kleeblattfuerth) June 26, 2019