Vdiq në lule të rinisë, i jepet lamtumira e fundit menaxherit të Azet
Ditën e sotme iu dha lamtumira e fundit menaxherit të Azet, Sefa Kaya.Turku 25-vjeçar ndërroi jetë fundjavën e kaluar në Prishtinë në një aksident trafiku të vetëshkaktuar në magjistralen Prishtinë–Ferizaj.
Kaya u varros në vendin e origjinës dhe lajmin e bëri të ditur vetë Azet përmes një postimi në rrjete sociale ku thotë se ai do të mbetet gjithmonë në zemrat e tij, SHKRUAN Prive. Detaj prekës nga varrimi kanë qenë kurorat mbi varrin e Sefas që simbolizonin tre shkronjat e grupit–K M N.