Ardit Gjebrea duet për qef me Pirro Çakon, e quan mik të përjetshëm
Mbrëmjen që shkoi stafi i ‘E diela Shqiptare’ ka udhëtuar drejt jugut të Shqipërisë, për të regjistruar puntatën e fundit të programit për këtë sezon. Një nga momentet më të bukura të mbrëmjes që kanë pasur fatin të shohin të pranishmit, ka qenë performanca e rrallë e Pirro Çakos dhe Ardit Gjebreas në të njëjtën skenë.
Ata kanë kënduar ‘Kuturu’ që është këngë e Aleksandër Gjokës, por e realizuar nga Çako. “Nuk mungoi dueti me mikun e përjetshëm”, ka shkruar Arditi krahas videos që i ka emocionuar të gjithë. Komentet sigurisht kanë qenë të shumta dhe ndjekësit janë gëzuar shumë që kanë mundur të dëgjojnë pak nga performanca. Ende nuk e dimë nëse këto momente do transmetohen të plota në televizion, por një gjë është e sigurt, puntata e regjistruar në Jug do të jetë shumë e veçantë, shkruan Who.
View this post on InstagramNuk mungoi sonte dueti me mikun e përjetshëm @pirrocako #kuturu #edielashqiptare @bougainvillebay