Pranvera Borakaj zbulon rezultatet pas 5 muajve stërvitje
Pranvera Borakaj i është përkushtuar seriozisht aktivitetit fizik muajt e fundit. Ajo ka ndarë me ndjekësit pak momente më parë rezultatet e stërvitjes intensive. Siç edhe shkruhet në foton e publikuar, ka qenë shumë e vështirë që moderatorja t’i përkushtohet ‘crossfit-it’ me mendje dhe trup, por ja ka dalë dhe rezultatet janë të dukshme, shkruan Who.
Në foton e shkrepur para pasqyrës, Pranvera duket në formë të shkëlqyer dhe me siguri me këto foto të publikuara ka shtyrë edhe të tjera vajza të nisin stërvitjen me përkushtimin e saj. Vera ka ardhur kështu që bëni mirë ta dëgjoni këshillën e saj.