Këngëtarja e njohur mbron gjoksin e saj të varur

Këngëtarja e njohur, Tanerelle, është kritikuar shumë pasi parakaloi në tapetin e kuq të “Bet Awards”. Ajo u shfaq me një fustan ku i tregonte gjoksin e lëshuar, pa sutjena apo ndërhyrje estetike.

Lidhur me paraqitjen e saj ka patur komente të ndryshme, ku ndjekësit i sugjerojnë një “ngritje gjoksi”.

Tanerelle-3

“Dukesh e mrekullueshme, por mund t’i kishe ngritur pakëz”, i shkruan një fanse këngëtares.

Për këtë arsye, këngëtarja ka vendosur që t’u kthejë përgjigje të gjitha komenteve negative. Përmes rrjeteve të saj sociale, ajo shkruan: “Për gjithë komentet negative që lexova sot, nuk kam nevojë ta ngre gjoksin që të vesh një dreq fustani.

Tanerelle-2

Unë jam grua, gjoksi natyral varet dhe mua më pëlqen shumë dhe s’kam ndërmend ta ndryshoj që t’ju kënaq shikimin. Unë po jetoj ëndrrat e mia dhe po fokusohem në gjëra më të mira”.

“T’i ngre?! Po për kë? Unë mendoj se duket shumë bukur dhe kjo ka rëndësi”, përfundon Tanerelle./Panorama Plus