Anna Lika tregon historinë e eskortës: Më dukej vetja si deputete pasi piva…
Aktorja e njohur e humorit, Anna Lika, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Thumb”, ku ka zbuluar një histori kur ka qenë e dehur.
Anna ka rrëfyer se si makina e policisë e ndiqte nga pas, pasi nuk kishte ndaluar në një post-bllok, dhe ajo mendonte se po shoqërohej në shtëpi me eskortë.
“Para shumë vitesh, se unë kam dalë shumë e vogël me thënë të drejtën. Nuk është mirë, po dhe nuk është keq. Mbaj mend që njëherë që nuk e di pse më dukej vetja sikur isha shumë e famshme, sikur isha deputete…Kisha pirë vetëm vodka pjepër dhe i kisha marrë ato dy shoqet dhe i thoja: ‘Shikoni si ju shoqëroj unë në shtëpi me eskortë’. Ndërkohë ato nuk e kuptonin dhe kujtonin se unë po bëja shaka. Ne thjesht nga mbrapa kishim një makinë policie që nuk i kishim ndaluar në një post-bllok më përpara”, tregoi ajo.
“Ata po na gjëmonin dhe unë mendoja që isha shumë e famshme. Dhe i thoja këtyre që jeni me kryetaren këtu, sa herë të doni, më shfrytëzoni kur të doni. Unë nuk u ktheva në realitet. Thjesht na doli një makinë tjetër policie përpara që na ndaloi dhe ne dolëm dhe thamë që s’është makina jonë”, ka treguar aktorja e njohur.
Gjithashtu Anna ka zbuluar se dikur ka kaluar edhe 8 orë në rajon (+60 orë pastrim qyteti), por që në fund nuk kanë rëndësi përballë gjithë kujtimeve të bukura./Panorama Plus