Jehona e suksesit të Jonidës vazhdon edhe pas finales së Eurovision, kënga e saj interpretohet nga aktorët në Francë

Jonida Maliqi na bëri të gjithëve krenarë me performancën e jashtëzakonshme në ‘Eurovision’.

Jonida-Maliqi-2

Kënga ‘Ktheju Tokës’ u vlerësua nga kritika dhe publiku në mënyrën më të mirë të mundshme, pavarësisht se nuk arriti të fitonte. Edhe pse ka javë që edicioni i 27-të i festivalit europian ka përfunduar, kënga përfaqësuese e Shqipërisë vazhdon të dëgjohet dhe së fundmi është bërë pjesë e një shfaqjeje shumë të bukur që u mbajt në Francë.

Jonida-Maliqi-3

Në qendër të saj ishin 16 shtete, këngët e të cilëve u realizuan në formën e parodisë nga artistë të huaj. Disa momente nga performanca e aktorëve i ka publikuar vetë Jonida, e cila duket se i ka shijuar shumë ato pak minuta imitimi.

Jonida-Maliqi-4

Kujtojmë se ‘Ktheju Tokës’ u rendit në vendin e 17-të, por vlerësimet për Jonidën dhe përformancën e saj ishin shumë më të larta se aq. / revistawho.com