Horoskopi i datës 24 qershor 2019 nga Susan Miller

Dashi
Do të fitoni betejat në punë, do të fitoni shumë para me iniciativat personale pavarësisht konkurrentëve të fortë që vijnë nga ambienti profesional. Kushtojini më tepër vëmendje çështjeve ligjore dhe dashurisë.

Demi
Planeti Marsit do të jetë edhe sot i disponueshëm në shenjën e Demit; nuk do të lëvizë prej jush për shumë kohë. Problemi që ju del përpara është përballja me Venerën negative. Gjithsesi, Hëna e plotë do t’ju jap ende fat.

Binjakët
Energji fizike jo optimale ju karaktrizojnë sot. Bëjini gjërat me qetësi dhe pa frikë, studioni ofertat e mundshme, por rezervoni pak kohë për të dhënë një përgjigje të mirë. Për dashurinë nuk keni nevojë të mendoni.

Gaforrja
Provoni që të jeni më të mirë dhe më bujarë. Pranoni ndihmën e dikujt që është më ekspert sesa ju, më i fuqishëm e më i pasur. Dashuria juaj do të triumfojë në mbrëmje dhe së bashku me humanizmin tuaj, do t’ju sjellë në formë.

Luani
Personat kësaj shenje po krijojnë suksesin për të ardhmen, sot më shumë se kurrë. Por gjithsesi ka shumë aspekte që duhet të definohen. Normalisht, e sotmja është e rëndësishme, por merrni në konsideratë një mendim më të thelluar.

Virgjëresha
Fatin do ta gëzoni më shumë në aspektin e punës dhe të biznesit. Forca transite e planetëve do t’i tërheqë të dashuruarit në një botë, e cila do t’ju duket si në ëndërr, por kthimi në realitet është një përballje e egër dhe plot të papritura.

Peshorja
Hëna do t’ju ndriçojë sot me fat për punën dhe suksesin. Nuk është e rastit që të ndërtoni kështjella në ajër, por lëreni veten të lirë, sepse rastësia do t’ju takojë me një shans për një aktivitet të ri shumë fitimprurës.

Akrepi
Do të keni një ndjesi bezdie dhe negative. Shqetësime të dukshme në familje dhe për sa i përket shëndetit. Komprometues nuk do të jetë as suksesi dhe as biznesi që mund të keni, ndaj bëni shumë kujdes me lëvizjet tuaja.

Shigjetari
Për ju të shenjës së shigjetarit parashikohet një rritje e nivelit të stresit mendor dhe fizik, ndonjë alergji e stinës. Ju këshillohet një ditë pushimi, ku bëni mirë të reflektoni dhe të merrni parasysh hapat që do të ndërmerrni.

Bricjapi
Shumë papritur do t’ju vijnë në mendje ide brilante për çdo aspekt të ditës së sotme. Nëse keni planifikuar një udhëtim të shkurtër, bëni shumë kujdes, pasi Venera nuk ju ka aspak me sy të mirë. Një rol të rëndësishëm luajnë edhe financat.

Ujori
Do të keni ndjesinë e të dëgjuarit të zërave të çuditshëm, që nuk do të mund t’i dalloni dot se nga vijnë. Por gjithsesi ndiqni programin tuaj të punës dhe të bizneseve, mos dëgjoni të tjerët. Ide të reja rrjedhin në kokën tuaj!

Peshqit
Impulsiviteti, mërzia, xhelozia, posesiviteti dominojnë marrëdhëniet në çift do të bëhen të vështira, por dashuria dhe pasioni kështu e ka! Për beqarët, situata është parashikuar më e mire, por në fund gjërat do të rregullohen.