Aulona Musta ka një përgjigje për ata që i thonë “Je bërë si burrë”!
Aulona Musta ishte e ftuara e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë” në Top Channel, për të folur rreth përkushtimit të saj ndaj palestrës dhe për t’u dhënë një përgjithë të gjithë atyre që kanë komentuar negativisht format e saj trupore.
Prej vitesh gazetarja është frekuentuese e rregullt e palestrës, mirëpo kohët e fundit, disa prej ndjekësve të saj janë fokusuar më tepër te muskujt dhe e kanë cilësuar fizikun e saj si mashkullor.
Aulona tregoi se të tilla komente nuk e ofendojnë aspak, sepse ajo ndihet mirë me veten e saj dhe nuk e sheh të arsyeshme të ndryshojë asgjë.
Nga ana tjetër moderatorja pranoi se ka edhe komente që mund ta lëndojnë, por jo ata që kanë lidhje me pamjen e jashtme apo muskujt.
“Ka komente që më lëndojnë, absolutisht, por jo këto që kanë të bëjnë me pamjen e jashtme apo me muskujt për të cilët unë jam duke punuar. Në qoftë se mua më thonë je bërë si burrë, po më bëjnë një kompliment, sepse unë atë dua”, tha Aulona.